Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

I vëllai i vogël i ka pasur datëlindjen/ Donaldi i ka bërë surprizën e bukur nga shtëpia e ‘Big Brother’

Donald Veshaj, konkurrent i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, na ka treguar të gjithëve se është tepër i lidhur me familjen e tij.

Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë. Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur.

Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij. Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.

Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.

“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo. Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.