Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

I mori jetën dhe e la në mes të detit/ Del dëshmia rrëqethëse për shqiptarin që ishte i martuar në Angli dhe mori më qafë edhe 17-vjeçen: Ai na tha…

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur rrëfimin e plotë të dëshmitarit të ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë vit në Velipojë, ku u m byt 17-vjeçarja Enisa Doda.

enisa doda

Arman Alla punonjësi i pikës së motorave me qira në bregdetin e Velipojës, ka rrëfyer se si Indrit Bajraktari, njeriu që u arre stua për mby tjen në det të Dodës, e kishte brak tisur të miturën në det dhe kishte dalë me not që aty.

Djali i sapoardhur nga Anglia, e ka marrë vajzën për një xhiro me motor uji, dhe për këtë i janë drejtuar një pike biznesi që jep motorë me qira, dhe që zotërohet nga Ditmir Harusha në Velipojë.

Të dy së bashku kanë marrë një motor ujë, duke e paguar për një kohë 30 minuta. Por i riu Bajraktari, është zgjatur më shumë se kaq, duke u kthyer drejt tokës me not dhe jo me motorin e ujit që kishte marrë me qira.

Sipas Qynos, Alla ka rrëfyer se Bajraktari i kishte thënë se Enisën e kishte vajza xhaxhai dhe se kishte shkuar t’ja dorëzonte xhaxhait, por më pas ka dhënë një tjetër version, duke u shprehur se 17-vjeçaren e kishte çuar në Velipojë.

enisa doda