Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

I keni larë atletet gabim/ Kjo është mënyra e duhur dhe ato do duken si të reja

A lahen më mirë atletet me dorë apo në lavatriçe? Shumë njerëz zgjedhin t’i fusin në lavatriçe, sepse është pa dyshim shumë më e lehtë, nuk ka nevojë t’i fërkoni dhe pastrohen shumë më mirë.

Megjithatë, për të vendosur nëse duhet t’i lani me dorë ose me lavatriçe, nisuni së pari nga materiali i atleteve. Atletet prej lëkure nuk duhet të lahen kurrë në lavatriçe, sepse ekziston rreziku i madh që të dëmtohen gjatë larjes. Nga ana tjetër, atletet prej pëlhure dhe pambuku mund të futen në lavatriçe pa asnjë problem.

Çfarë duhet të bëni?

Së pari, sigurohuni që të hiqni lidhëset dhe nëse është e nevojshme, hiqni edhe shtresën e brendshme të tyre. Ato mund t’i vendosni në një qese për larjen e rrobave delikate.

Para se t’i fusni në lavatriçe, hiqni papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër me një furçë këpucësh. Pas kësaj, vendosini në një këllëf jastëku ose çantë për larje delikate.

Asnjëherë mos i lani atletet vetëm në lavatriçe, sepse do të godasin kazanin, por gjithmonë shtoni dy ose tre peshqirë. Rrjeta poliestër do t’i mbrojnë gjithmonë atletet tuaja, kështu që mund t’i vendosni brenda tyre për t’u siguruar që nuk do të dëmtohen. Ju gjithashtu do të parandaloni që lidhësit e këpucëve të humbasin në lavatriçe.

Gjithashtu, sigurohuni që t’i lani atletet në temperaturë të ulët, rekomandohet në 30 gradë. Mos i vendosni në tharëse pas larjes ose pranë ndonjë burimi nxehtësie, pasi mund të dëmtohet ngjitësi që i mbajnë.