Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

I biri feston 3-vjetorin, Bieta i organizon festën e veçantë në karantinë

Këtë të mërkurë vogëlushi i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, Kroi feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 3-vjeç dhe prindërit janë munduar t’ia bëjnë ditën sa më të veçantë.

Bieta ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto shumë të ëmbla pranë të birit dhe shkruan se i kupton shumë mirë të gjtha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijë.

“Sot 3 vite në krahët e njëri-tjetrit, kuptoj shumë mirë të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe ua uroj me shpirt atyre që nuk kanë kaluar nëpër këto shtigje emocionesh. Thjesht dashuri”, ka shkruar moderatorja.

Po ashtu ajo ka postuar një video të Kroit, pranë të atit dhe tortës së ditëlindjes. Ai shihet duke fikur qirinjtë ndërkohë që moderatorja i këndon “Shumë urime për ty”.

Leave a Reply