I bënë ofertën e jetës, i riu s’pranon: Nuk e pranova se jam shqiptar i Kosovës, do…

Lirim Kastrati ka mbyllur një vit të suksesshëm me Lokomotivën e Zagrebit dhe ka bërë edhe hapin e radhës në karrierë.
Firma për Dinamon e Zagrebit, klubin më të madh të Kroacisë, është hedhur prej disa kohës.
Talenti shqiptar premton shumë për të ardhmen, por kur vjen puna te zgjedhja e përfaqësueses së tij, duket se e ka ndarë tërësisht mendjen e tij.
Kastrati është shprehur së fundi për “Arena Sportive” në “RTK”, ku thotë me krenari se ka gj ak Kosove dhe se do të luajë për dardanët. Një fenomen ky që po rritet vitet e fundit, teksa shqiptarët e Kosovës vendos të veshin fanellat blu në vend të asaj kuqezi të Kombëtares shqiptare.
“Aty ku mundem të ndihmojë gjithmonë do të jem i gatshëm. Pa marrë parasysh me Kombëtaren A apo me U21. E kam zgjedh Kosovën dhe jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje. Jam vazhdimisht në kontakt me trajnerët Bernard Challandes dhe Rafet Prekazi. Gjithmonë kur vi të luaj për Kosovën e jap maksimumin dhe mundohem të arrijmë rezultate sa më të mira.