Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Humb jetën nga koronavirusi një shqiptar në moshë të re. Flet ish-deputeti

Një shqiptar në moshë të re, humbi jetën pasi u infektua nga koronavirusi në Angli ku jetonte prej disa kohësh.

Ledi Skuraj, nga Lezha, ka ndërruar jetë ditën e sotme, njoftuan në rrjete sociale familjarë dhe të afërm të të ndjerit.

Skuraj, baba i dy fëmijëve me vd ekjen e tij të mbetur jetimë, humbi betejën me sëmundjen ditën e sotme teksa po mjekohej në një spital në Londër prej disa ditësh, pasi u konstatua se ai ishte infektuar me Covid-19.

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, poston një mesazh prekës për kushëririn e tij Ledi Skuraj i cili jetonte prej vitesh në Londër së bashku me familjen: “Sapo mora lajmin e trishtë, humbjen e kushëririt tim Ledi Skuraj që humbi jetën në Angli. U prehsh ne paqe kushëriri im. Jeta është e padrejte, gjithmonë ikin, largohen përgjithmonë nga ne ata qe nuk e meritojnë, sidomos kur janë ne moshe te re, Zoti forcoftë familjen e Gjergj Skurës dhe bashkëshorten e tij me dy fëmijët, në çdo hap te jetës së tyre. Nuk është e drejtë, kjo që po ndodh është katastrofë”.

Kunati i viktimës, Tonin Nikolli i pikëlluar shkruan se Ledi humbi betejën në një moshë shumë të re. “Kunati ynë i dashur, burri i motrës, Ledi Skuraj humbi betejën me korona virus në një moshë shumë të re. Kërkoj nga të gjithë, të respektojnë dhimbjen tonë duke mos na dërguar urime për Festën e Pashkëve, të asnjë lloji!”. /noa.al/

Leave a Reply