Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Historia prekëse/ E gjithë familja nuk shikon, djali surprizon nënën në ‘Dua të të bëj të lumtur’

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur”, u trajtua një histori shumë prekëse. Dionisi kishte ftuar në program nënën e tij, Klementinën. Fatkeqësisht as Dionisi as mamaja nuk mund të shikonin, por pavarësisht kësaj ata vazhdonin të jetonin duke tejkaluar çdo pengesë.

Dionisi rrëfeu se ai nuk kishte mundur të shikonte që kur kishte qenë i vogël dhe mamaja e tij, Klementina ishte përpjekur me çfarë të mundej që atij të mos i mungonte asgjë. Fatkeqësisht vite më vonë, babai i Dionisit kishte ndërruar jetë dhe Klementina ishte detyruar që të bënte shumë punë, madje të shiste dhe gjakun e saj dy herë në muaj për të kaluar vështirësitë ekonomike. Me kalimin e kohës edhe Klementina kishte humbur plotësisht shikimin dhe për të kujdesej Dionisi. Ai tregoi se dhe gruaja e djali i tij nuk mund të shikonin, por fatmirësisht Dionisit i ishte kthyer 14% e shikimit në njërin sy.

Dionisi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mamanë e tij për çdo sakrificë që kishte bërë në jetë për të, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen për përkujdesjen që bënte ndaj djalit të tij.”Të faleminderit mama që je kujdesur për mua gjatë gjithë kësaj kohe dhe të faleminderit që kujdesesh për djain tim. Dua të të them që do kujdesem për ty gjithmonë e do të të jem pranë në çdo moment!”, i tha Denisi të ëmës.

Klementina u shpreh se ka qenë e vështirë të kujdesej për familjen e saj dhe se tashmë e ka akoma më të vështirë në gjendjen në të cilën ndodhet, por falë ndihmës së Dionisit do ja dalin mbanë.

Burimi: top-channel.tv