Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Hajde-hajde i mori vajzat me radhë/ Saimiri që po kërkon nuse puth dhe Merin dhe i thotë: A të pëlqeu dhurata ime e veçantë

Saimiri kishte zgjedhur për një takim të gjatë privat Generdën, një nga konkurrentet e reja, me të cilën ai ka patur edhe një takim të shkurtër më parë Dyshja kanë kaluar mëngjesin bashkë, ku nuk kanë munguar bisedat e këndshme.

Kush është Saimiri, protagonist i “Love Story” që ka vendosur të gjejë  dashurinë e jetës live - Tv Klan

Saimiri: Doja patjetër një takim me ty sepse takimi i parë më pëlqeu, shkoi shumë mirë dhe doja të kalonim një mëngjes bashkë, që të shoh si është mëngjesi me Generdën.

“Më kupton pa folur shumë”, Saimiri dhe Meri ndajnë puthjen e parë Tashmë duket qartë që Meri është një nga vajzat e preferuara të Saimirin, teksa ata kanë patur një tjetër takim të gjatë bashkë.

Dyshja kanë ndarë mes tyre fjalë dashurie, ku këtë herë nuk munguan puthjet. Saimiri i kishte bërë Merit një parfum të veçantë dhuratë, duke qenë se edhe ajo është një vajzë e veçantë për të.

Meri: Fotografia është ajo ku unë gjej veten, ku jam e lirë, më e lirë se në çdo vend tjetër. Është pasioni im. Kam pothuajse 3 vite që merrem, që kur kam qenë e vogël. Për herë të parë kam bërë një reklamë kur kam qenë 12 vjeçe. Tani që je përpara kamerave, si e përballon këtë?

Saimiri: Tani siklet më të madh nuk ka, jam në qendër të vëmendjes, por kjo ishte rruga për të gjetur dashurinë dhe do ta çoj deri në fund.

Meri: Kur po vinim rrugës të pashë që po këndoje, këndon në dush ti?

Saimiri: Këngët e preferuara edhe i këndoj, ndoshta edhe nuk i këndoj tamam por me aq sa mundem. Meri sot u përpoqa që të kalonim një ditë pak më ndryshe bashkë, doja të shihja si e kalon ti ditën dhe të të vija të të rrëmbeja në botën time.

Nuk e di cili parfum të pëlqeu, por unë e kisha përzgjedhur një për ty. Është i përbërë nga lule shumë të rralla, një parfum shumë i veçantë që nuk gjendet kudo, dhe meqë ti je një vajzë shumë e veçantë për mua doja të ta dhuroja këtë.

Meri: Është një dhuratë që do të thotë shumë për mua dhe ia ke arritur të më bësh të lumtur deri tani edhe pse është një kohë tepër e shkurtër, por sërish ke qenë shumë i veçantë. Më vjen mirë që më kupton pa folur shumë.

Meri – LOVE STORY TV KLAN

Love Story - Tv Klan