Habit të madh dhe të vogël shqiptari: Unë shëroj çdo sëmundje pa ilaçe vetëm me një libër

Besnik Kolgjini është personazhi i cilësuar atipik, pastori i vetëshpallur që pretendon se shëron çdo sëmundje me ndihmën e Biblës.
Ai ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku tregoi se është plotësisht i bindur për dhuntitë e tij. “Kam bërë shkollën biblike, në vitin 1995. Bëra shkollën në Elbasan, nga kisha protestante. 8 muaj kam studiuar e më pas te shkolla e dytë e biblës u bëra nën drejtor”, tregoi ai.
Besniku tregoi se si ka ndihmuar një vajzë shumë të dobët nga Cërriku, e cila kishte shkuar te kisha e tij për t’u shëruar.
“Kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme. Ishte një gocë shumë e dobët nga Cërriku. Erdhi në Elbasan dhe studentët nisën duke u lutur. I lumtë asaj gocës që kishte ardhur me besimin se do shërohej. Ajo ishte me paterica, se i kishin thënë mjekët që të mos e hiqte. Unë e shoqërova për në shtëpi. I thashë je shëruar apo jo, u shërova më tha. I dolën shumë herë lot. Ajo kishte ardhur për shërim”, tregon ai.