Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Gruaja turke 120 vjeçe me 12 fëmijë e me më shumë se 100 nipa dhe mbesa shërohet nga Covid-19: Kam ngrënë gjithmonë ato që kam mbjellë në tokën time!

Një gjyshe ka mundur koronavirusin edhe pse është 120 vjeçe. Kjo histori ka habitur të gjithë botën. Gjyshja turke e cila ka 12 fëmijë dhe më shumë se 100 nipa dhe mbesa.

Gjyshja 120 vjeçe jeton në fshatin Ortabag në Uludere, një rajon i provincës juglindore turke të Sirnak. Ajo u shtrua në Spitalin e Sirnak.

Ajo ka falenderuar mjekët që i shpëtuan jetën. Ajo i tha ”Anadolu Agency”:
Ata u kujdesën shumë për mua këtu. Falë përpjekjeve të tyre, u bëra mirë. ”

Halime Encu, 65 vjeç, tha:
Vjehrra ime zakonisht ha vetëm produkte bio. Ajo u shërua pasi mori vëmendje shumë të mirë mjekësore. Zoti i bekoftë mjekët dhe infermierët që u kujdesën për të. Kam mbjellë gjithmonë ato që kam mbjellë në tokën time.”

Mjeku shtoi se Menica, gruaja 120 vjeçe turke duhet të vazhdojë të kujdeset për shëndetin e saj gjatë javëve të ardhshme, pasi ajo është ende e dobët, por ekipi i spitalit beson se ajo është mjaft e mirë për t’u lënë në shtëpi nën kujdesin e familjes së saj.