Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Gramoz Ruçi e dorëzoi mandatin e deputetit/ Ja kush e merr postin e tij në Qarkun e Fierit, është një grua

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga politika, sot në 30 vjetorin e Partisë Socialiste.

Ai tha se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjen e 25 Prillit. Mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët e tjerë.

Mirela renditej e 11-a në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit. Kujtojmë se PS mori 9 mandate në këtë qark.