Gjendje shumë alarmante nga Covid-19 në Shqipëri, shënohet numri më i madh i rasteve të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të v ikt imave nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën 5 pacientë të infektuar, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 941 persona.
Sipas MSH, “aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar”. Ndërkohë, në këto 24 orë e kanë fituar be tejën me virusin e rrezikshëm 455 të infektuar.
Njoftimi i MSH:
Janë kryer 3856 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.