Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Gjendje shumë alarmante në Shqipëri/ 1130 raste të reja në Shqipëri, 535 raste vetëm në këtë qytet

Dita e sotme ka shënuar sërish rekord, ku gjatë 24 orëve janë infektuar 1130 persona dhe kanë ndërruar jetë nga COVID-19 13 pacientë.

Image result for koronavirus shqiperi

Tirana mban rekordin e përhershëm me 535 raste pozitive, si qyteti edhe më i populluar në vend. Një prej të vde ku rit ditën e sotme nga covid është një nënë 28-vjeçare, e cila kishte shumë pak kohë që kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. Prej ditësh e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ajo nuk mundi të mbijetonte pas komplikimeve.

Nga 4539 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë: 535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

656 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të in tub uar.