Gjendje kritike nga Covid-19/ Europa mbyll kufinjtë, vendosen kufizime të mëdha

Franca ka vendosur kufizime të reja në kufi për shkak të koronavirusit pasi edhe një herë tjetër ka zgjedhur të shmangë izolimin kombëtar.
Të gjithë udhëtimet, me përjashtim të atyre të domosdoshëm, nga jashtë BE janë ndaluar ndërsa janë forcuar rregullat për testin e koronavirusit për udhëtarët nga brenda BE. Kryeministri Jean Catex tha se ndalim qarkullimi gjatë natës në Francë do të jetë më strikt dhe qendrat e mëdha tregtare do të mbyllen.
Por masat janë parë si të buta dhe që favorizojnë ekonominë ndërkohë që disa ekspertë druajnë se vendi nuk do të mund të ndalë infektimet. Kufizimet e reja do të prekin edhe Britaninë e Madhe që tani nuk është pjesë e BE por transporti i mallrave nga Britania, sipas zyrtarëve, nuk do të cen ohet.
“Nga e diela çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë drejt ose nga një vend jashtë bashkimit evropian, është i ndaluar”, tha Catex. Një numër vendesh përjashtohen nga masa pasi nuk konsiderohen të r rez ikshme, ndër to, Australia, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re etj. Ndërsa shtetas të ardhur nga brenda BE dhe disa rajone të tjera fqinje, si Andorra, Islanda, Lihtenshtejni, Monako, Norvegjia, San Marino, Vatikani dhe Zvicra, duhet të paraqesin një test negativ PCR në hyrje.