Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Gjendja është kritike nga Covid-19, flet ministrja dhe tregon se do merren masa të reja: Për festat e fundvitit do….

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, parala jmëroi masa të reja për vendin në fundvit, për të frenuar përhapjen e Co vid-19, sidomos për shkak të festave.

Manastirliu: Shtyhen pa afat urdhrat për masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19. - Ministria e Shëndetësisë

“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, tha ajo.

Pritet që masat e reja të bëhen me dije në mbledhjen e kësaj jave të komitetit Teknik të Ekspertëve, që do jetë ndoshta edhe lëvizja e fundit para festave të fundvitit.

“E rëndësishme tani të jemi sa më shumë vigjilentë e të impenjuar për të ruajtur masat e nevojshme për t’i pasur gjatë dhe pas festave, distancimi, maska dhe higjiena”, tha Manastirliu.

Deklarata e ministres Manastirliu u bë nga Qendra Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, e cila është një nga 6 qendrat shëndetësore, ku ka nisur nga sot në kryeqytet testimi i shpejtë.

Manastirliu: Nuk do të ketë kthim mbrapa, por respektoni rregullat – A2 CNN