Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Gazetarja tregon detajet tronditëse nga tragjedia në Tiranë: Ja çfarë po bën tani, Blerta Josifi e mbijetuara e vetme

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në studion e emisionit “Open”, Hoxha tha se Blerta Josifi nuk tregon detaje në lidhje me sektin që i ka orientuar drejt kësaj ngjarjeje.

Gazetarja është shprehur se Blerta, e vetmja e mbijetuar në familjen Josifi do të përballet sërish me Prokur orinë.

Më tej, gazetarja shtoi se Blerta tregon se si u angazhuan në Kishën Ungjillore, në Dëshmitarët e Jehovait, por stepet dhe shmanget kur bëhet fjalë për të treguar emrin e sektit që i përkushtoheshin.

“Vajza do të përballet sërish me Prokr urorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat dyshohet se ajo….Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se në cilin sekt bënin pjesë dhe se kur kanë marrë pjesë vitet e fundit. Ajo është shmangur për të thënë emrin. Tregon se si u angazhuan në kishë, se si u ftuan nga tezja për t’u larguar, por fsheh emrin e sektit”, tha Hoxha.

Ngjarja e rë ndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vd ekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe