Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Gati për Ditën e Verës, mësoni disa nga ‘të fshehtat’ e 14 Marsit/ Që nga ballokumet e te shprehja “Inshallah është kohë e mirë”

1. Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM?it, Elbasan (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.

2. Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.

3. Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballokume ose revani, vezë të ziera, arra, pala fiku dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

4. Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.

5. Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

6. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndiz eshin zj arre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite m agjike e kun dër qenieve të tjera dëm tuese, gra bitëse.