Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Foto) Sa bukur duken! Bora dhe ish-burri shikohen bashkë në festën e Abetares së djalit, mos janë bashkuar?

Arbori, djali i moderatores, Bora Zemani dhe dj. Vin Veli përfundoi sot klasën e parë.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Bora e konsideron këtë ditë, “më të bukurën e jetës”. Madje, shton se në pjesën e parë të ceremonisë, ishte “e turbullt nga lotët dhe emocionet e bukura”.

“Sa krenar jemi për ty Arbor! I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund! Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës, që m’i dhuron vetëm ti!”, shkruan prezantuesja e “Për’puthen”, krahas një foto galerie, me Arborin dhe babanë e tij, Vin Velin, si dhe familjarë të tjerë.

29-vjeçarja nuk ia ka kursyer ndjekësve fotot e ëmbla me djalin, dhe as videot, me bisedat e këndshme dhe plot humor mes të dyve.