Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Foto) Më e bukur tani apo atëherë? Ja si dukej Rudina Magjistari kur ishte adoleshente dhe luante në filma

Rudina Magjistari ndonse prej vitesh në ekran, duket se lidhjen e ngushtë me televizionin e ka filluar shumë herët.

Ju kujtohet filmi “Ngjyrat e jetës”? E sigurt që e keni parë. Teksa maturantët po bëjnë mbrëmjen e maturës në turizmin e Tiranës në katin e dytë takohen maturantët e shkollës pas njëzet vjetëve.

Regjisori trajton problemet dhe shqetësimet e dy festive të ngjashme por me breza të ndryshëm duke u përpjekur kështu të portretizojë momente nga jeta në vitet ’90 në fund të sistemit komunist.

E mes atyre maturantëve figurantë ka qenë edhe Rudina Magjistari. Asokohe Rudina ka qenë nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa” e po ta shihni ndonse shumë e re ajo nuk ka ndryshuar shumë dhe duket një vajzë mjaft simpatike.