Fle me 75 vjeçarin, vajza serbe: Ai është si djalë i ri, kur vjen puna mua më pëlqen

Një 21 vjeçare thotë se ajo ka marrëdhënie me të fejuarin e saj 74 vjeçar, çdo ditë dhe se ai kurrë nuk ka nevojë për vi agra.
Milijana Bogdanoviq dhe partneri i saj më i vjetër Milojko “Mikan” Bozhiq kanë habitur fqinjët në fshatin e tyre në Serbi me marrëdhënien e tyre të pazakontë.
Bozhiq është një burrë i cili iu nënshtrua një operacioni të zemrës në dhjetor, por kjo gjë nuk e ka ndaluar planifikimin e të ardhmes mes çiftit.
“Ai është si një djalë i ri kur vjen puna.” Edhe pse nuk e di si janë djemtë e ri, sepse unë gjithmonë i kam shikuar burrat më të vjetër se unë. Nuk më pëlqejnë djemtë e ri, më pëlqejnë njerëzit më të moshuar”.
“Për vitet e tij, ai duket i përsosur. Nuk më intereson se çfarë mendojnë dhe thonë njerëzit e tjerët. E njoh Mikan që një kohë të gjatë dhe e kam ndihmuar atë kur ishte i sëmurë, atëherë kur edhe lindi dashuria jonë”.