Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Festa në hotelin në Itali, flasin mjekët: Festuam me këngë shqipe, nuk kemi pirë por…

Mbërriti dje në mbrëmje në aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh që shërbyen në spitalin e Breshias në Itali. Ata së fundmi ishin në qendër të mediave për shkak të denoncimit të pronarit të hotelit ku mjekët qëndronin. Sipas pronarit të hotelit mjekët shqiptar kishin festuar me muzikë dhe alkool.

Një nga mjekët ka treguar për “Ora News” se ata festuan me këngë shqipe, por nuk konsumuan alkool.

“Ne morëm përgjigjet e tamponit dhe po bënim një feste me këngë tona shqipe. Nuk është i vërtetë lajmi që ishim duke pirë. Thjesht u shtua doza e të kënduarit më tepër sesa duhet. Kjo përbënte shkelje sa i përket rregulloreve të hotelit.” “Nuk është diçka kaq e ekzagjeruar saç është transmetuar në media. Ishte diçka normale brenda rregullave”.

Leave a Reply