Fenomeni i rrallë: Bie breshër në formë koronavirusi, terrorizohen banorët

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Meksikë që ka habitur banorët e qytetit Montemorelo. Në vend ka rënë breshër në formën e koronavirusit. Forma e koronavirusit, si qelizë, është sferike me thumba, dhe këto copëza akulli duken identike si ato.
SMeksikanët janë shprehur se sipas tyre kjo do të thotë se është një shenjë nga Zoti për të qëndruar në shtëpi.
Por ky fenomen ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale, ku një pjesë e konsideron këtë si një “ogur të zi”.
Ekspertët kanë shpjeguar se kjo është një gjë e zakonshme megjithatë një pjesë e njerëzve e kanë interpretuar ndryshe.