Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

“Është portokalli”, i riu shqiptar i vetmi në botë që kultivoi gabi misht domaten me çmim marramen dës

Shkoi të blejë domate të quajtur “zemër kau”, por tregtari e mashtroi dhe ferma e tij u kthye në një “the sar” fitimprurës. Kjo është historia e Alban Cakallit, 35-vjeçarit nga Mamurrasi.

Përse Duhet Të Konsumoni Më Shumë Domate Portokalli - AgroWeb

Si nisi historia

Një ditë të bukur, Albani shkon tek një i njohuri i tij që merrej me tregtimin e shitjes së farave. I riu kërkon që të blejë domaten e quajtur “zemër kau”, për ta mbjellë në tokën e tij. Ky varietet prodhon 3-4 kokrra, të cilat shkojnë deri në 1 kg secila. Fermeri mendoi që do arrinte të siguronte disa të ardhura të kënaqshme finan ciare. Çdo ditë kujdesej për fidanët deri sa ato erdhën në fazën e lulëzimit.

Fermeri i vetëm në Shqipëri që kultivoi gabimisht domaten me ...

Çfarë nuk po shkonte me investimin e tij

Kur fidani nisi të çelte u vu re an omalia e parë. Rrënja e domates që në momentin e parë kishte 12-13 lule. Kjo e habiti por njëkohësisht edhe e lumturoi Albanin. “Kush e di se sa kg domate do shes për rrënjë!”, mendoi. Teksa ditët kalonin, 35-vjeçari po shikonte që domatja nuk po rritej si kokërr dhe kjo e mërziti. Kur vëllai shkoi në fermë, vuri re se ato kishin nisur që të piqeshin. Të dy në ato momente menduan që t’i shk ulnin sepse investimi kishte shkuar dëm.

Si u njoh me vlerat e domates dhe çmimin mar ramendës

Albani shqetësimin e tij nisi që ta ndante me miqtë, kur një ditë të bukur bie në kontakt me një tregtar nga Tirana. Ky i fundit i foli për cilësitë e veçanta të domates. Bëhej fjalë për një varietet të eksperi mentuar për herë të parë në vitin 2019.

Një kg i kësaj domateje të vogël shkonte deri në 30 euro në Itali, për shkak të vlerave ushqyese. Albani nisi kërkimet në internet për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë. Domatja portokalli, ishte më e shtrenjta në supermarketet e Tiranës dhe Albani ishte i vetmi në Shqipëri që e kishte kultivuar gabi misht. Ka një shije të ëmbël dhe shumë vlera, zero acid itet.

Sa e shet Albani

I riu e shet 500 lekë të reja kg këtë domate. Thotë që është i kënaqur me aq sa ka fituar. “Jam shumë i kënaqur.”