Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ermal Fejzullahu flet hapur për politikanët: Po erdhën në pushtet e harrojnë shëndetin e popullit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, njihet si një person që flet pa dorashka dhe është mjaft i hapur me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Lajm i trishtë, Ermal Fejzullahu humb personin e shtrenjtë - Abc News

Së fundmi, ai zhvilloi një bisedë virtuale me fansat e tij, ku u dha atyre mundësinë që ti bëjnë pyetje në InstaStory, disa prej të cilave ka zgjedhur që t’u përgjigjet publikisht.

Ndër të tjera, një ndër ndjekësit e tij e pyet këngëtarin: “Pse nuk ngrihet tash në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”? Përgjigja e Ermalit ishte epike, pasi u përgjigj në mënyrë të prerë duke thumbuar politikanët, të cilët në fushatë elektorale mblodhën aq shumë njerëz.

“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harroje shëndeti”, i është përgjigjur këngëtari. Në këtë bisedë virtuale nuk ka munguar humori nga ana e këngëtarit.

“A ke mendu naj herë për me mbajt dietë apo bazohesh në thanjen “shnosh me kan” (qesh)… kur po na e bjen naj hit?”, i ka shkruar një tjetër ndjekës.

Ermal Fejzullahu këngëtari që solli një stil të veçantë në skenën tonë