Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Elita dhe Gjiko zbulojnë gjininë e bebit me videon më të bukur që keni parë

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e kanë konfirmuar ditën e sotme, gjatë një feste të organizuar mes familjarëve dhe miqve.

Gjatë kësaj feste, dyshja kanë zbuluar dhe gjininë e fëmijës. Elita është në pritje të një vajze dhe këtë e kanë zbuluar në mënyrën më të bukur.

Moderatorja ka publikuar në Instastory një video, në të cilën shihet pranë Gjikos dhe vogëlushit Zëri. Ato kanë plasur një tullumbace që ka lëshuar pupla rozë. “Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita krahas videos.