Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Elisa Spiropali i kthehet Grida Dumës: Nuk ka make up që të bojatis ty, Zoti qoftë me ty

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar ashpër me deputeten demokrate, Grida Duma.

Si kurrë më parë, Grida Duma rrëfen si ia arrin të jetë gjithmonë në "top"  formë - Albeu.com

Ajo i është përgjigjur ashpër ak uzave të Dumës, e cila tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar.

Në përgjigjen e saj, Spiropali tha se Duma është një deputete arrogante dhe se ka shfaqur paqëndrueshmëri në qendrimet e saj në opozitë, duke i thënë se opozita është inkoherente.

Me ton ironizues, Spiroplai tha se Duma është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat dhe se ndonjëherë as make-up-i nuk mbulon mangësitë.

“Arrogante e vrazhdë dhe herë delirante. Është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat. Por ju jeni inkoherentë, herë Luli i mirë, herë Luli i keq. Berisha nuk mund të kthehet, Berisha të kthehet. Nuk ka make up që të bojatisë këto mungesa të mëdha. Patjetër lind nuk bëhesh politikan. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por ti si duket nuk je me të,” tha Spiropali.

Albanian Daily News