E rëndë: SHBA kalon Italinë, mijëra të vde kur nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar Italinë duke u bërë vendi me më shumë vd ekje nga koronavirusi në botë. Më shumë se 18.860 njerëz në SHBA kanë vd ekur për shkak të komplikimeve nga koronavirusi që nga e shtuna e kaluar sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. 521,042 janë të infektuar nga virusi.
Të premten SHBA kishte numrin më të lartë të vd ekjeve 2,108 viktima.
Numri i vd ekjeve në Itali ka arritur 18.849 ndërsa Spanja ka 16.353 vd ekje të raportuara. Në të gjithë botën, numri i vd ekjeve ka tejkaluar 104,000.
“Të dhënat na tregojnë se ka të ngjarë që të kemi efekt pozitiv nga masat që kemi ndërmarrë kështu që unë besoj se do të shohim një rënie të kurbës”, tha Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Ndërsa doktoreshë Deborah Birx nga grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA paralajmëroi që vendi ende nuk ka arritur më të keqen e epidemisë.