Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E pyesin a do ndahet nga djali i Sali Berishës s’e nuk po i shikojnë më bashkë, flet Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit rrjete sociale. Ajo është pyetur gjerë e gjatë rreth jetës private, mes të tjerash dhe për marrëdhënien me Shkëlzen Berishën.

Një ndër ndjekësit i ka shkruar se duket sikur ajo dhe partneri janë distancuar dhe ka kërkuar të dijë sa orë qëndrojnë bashkë. Armina ka treguar se shumicën e kohës e kalon pranë tij, por preferon të tregohet e rezervuar për këtë pjesë.

“Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë”, ka shkruar blogerja.