E perdorim per gatim me shume : Po mundoheni ta pini nje here si leng, pasi largon diabetin dhe shfryn barkun e mbushur me toksina

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur në përdorim. Mirëpo, përfitimet shëndetësore të tij janë të jashtëzakonshme. Ai përmban fibra, vitaminë B6 dhe C, minerale dhe flavonoide.
Lëngu i qepës pastron organizmin. Përbërësit e saj ndihmojnë në largimin e toksinave. Aminoacidet e pijes ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të subs.tancave të dëmshme nëpërmjet urinës.
Konsumimi i lëngut të qepës ndihmon edhe në parandalimin e mpiksjes apo koagulimit të gja. kut, që është një nga shkaktarët kryesorë të su. lmit në zemër.
Lëngu i qepës luan rol të rëndësishëm edhe në trajtimin e diabetit. Sipas të dhënave, mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave të tepërt në gj. ak.
Sipas “Agroweb”, përbërësit e qepës ndihmojnë edhe në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtësimin e kollës.
Përdorimi i rregullt i kësaj pijeje i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe vi. rozat. Nëse jeni sëm. urë dhe konsumoni vazhdimisht lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.
Falë fibrave që qepa përmban, bëhet tretja më e mirë e ushqimeve.
Por, kuron dhe anën estetike. Vitamina C te lëngu i qepës sti. mulon prodhimin e kolagjenit, ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë.
Përgatitja e lëngut të qepës është shumë e thjeshtë. Duhet të bëhet vetëm zierja e qepës më gjithë lëkurë për 5 minuta, kurse ujin pasi të ftohet mund ta përzieni me lëng limoni për ta përmirësuar shijen.