E njihni? Vogëlushi në foto sot është një ndër artistët më të dashur për publikun

Gold Ag është padyshim një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar, i cili i ka bërë të gjithë për vete me këngët e tij. Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku publikon shpesh foto të ndryshme.
Së fundmi, Gold Ag është bërë nostalgjik për të shkuarën dhe është kthyer 27 vite pas në kohë. Reperi ka ndarë me ndjekësit një foto nga fëmijëria, të realizuar në shkollën fillore.
“Fotografia për librezën e klasës së parë. 1993”, ka shkruar ai krahas fotos.