E martë e zezë! Ndahet nga jeta një tjetër aktor shqiptar, ishte vetëm 54 vjeç

Një tjetër humbje për humorin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Anton Krosaj ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”, ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.
Këtë të mart, u raportua një tjetër lajm i hidhur: Ndarja nga jeta e aktorit Fuat Boçi në moshën 89-vjeçare.