Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E ka mike të ngushtë Fifin, flet aktori i njohur nga Kosova: Nuk po aktron Fifi, jemi të shqetësuar unë dhe familja

Kreshnik Ibrahimi, miku i ngushtë i Fifit ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pasditen e sotme. Ai pohoi se gjendja e këngëtares gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother Vip ka shqetësuar shumë atë dhe familjarët.

“Prindërit dhe familjarët janë shumë të shqetësuar dhe me porosi të tyre jam këtu sot. Fifi nuk po aktron dhe më vjen keq që shoh komente që e sulm ojnë”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Fifi është shumë emocionale dhe jashtë, por që ku rrë s’ e ka parë në atë gjendje si mbrëmë.
Kreshniku theksoi ndër të tjera se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe asaj i është dashur të luftojë gjithë kohës.