Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E gjetën të pajetë në Itali, por dalin detajet rrëqethëse/ Flasin prindërit e 22-vjeçares shqiptare: E martuam me mblesëri

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në televizionin Klan Plus ka trajtuar historinë e 22-vjeçares Sonila Cani, e cila h umbi jetën në Torino të Italisë në datë 21 Mars. Ngjarja është raportuar si ve tëvr asje, ndërkohë që autoritetet italiane vazhdojnë het imet për këtë rast pasi ka dyshime që Sonila mund të jetë vr a rë.

Gazetari Spartak Koka ka biseduar me prindërit e 22-vjeçares, të cilët kanë shumë pikëpyetje për rrethanat e humbjes së jetës së vajzës së tyre.

Ata tregojnë se Sonila është martuar me mblesëri, kurse bashkëshorti, Kreshniku, e mori më pas në Itali ku dhe jeton.

“Kemi folur me djalin, kemi folur me çupën, ka bërë parje çupa me djalin midis telefonit. Ranë dakord të dy të rinjtë, më thanë që jemi dakord, pranuam edhe ne. Ka ardhur dhëndri nga Italia. Ka qëndruar çupa 1 vit e fejuar, i kemi bërë dhe dokumentet çupës që e ka marrë tutje për në Itali. Ka ikur bashkë me gjithë prindërit e çunit, s’ka ikur vetëm, ka ikur me vjehrrin dhe me vjehrrën e saj. Ka ndejtur bashkë me ata andej, kemi bërë fejesën si në shtëpinë time dhe tek ata në 2017-2018, edhe e mori çupën pastaj. Dasmë nuk i bëmë dot brenda mundësive që s’kishim”, tregon mes lotësh nëna e Sonilës.