Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E fundit/ Vazhdon rritet frikshëm numri, 69 raste të reja sot, Covidi po bën kërdinë në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 319 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 69 persona me Covid-19, që janë kryesisht pacientë nga ndërmarrje apo aktivitete biznesi, kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, por gjithashtu kemi edhe raste të reja.

Përkatësisht 28 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 8 në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë janë në hetim disa raste të reja përkatësisht në rrethet Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.

“Kjo rritje lidhjet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Duhet të theksohet se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës. Për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi, kemi një numër më të lartë të kontakteve gjatë aktiviteteve rutinë”, u shpreh shefja Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë, prej të cilëve 2 janë personel shëndetësor, duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1055.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim spitalor 50 pacientë, 7 në terapi intensive, 1 i intubuar.

Në vendin tonë 499 persona janë aktiv me Covid-19, përkatësisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Nisur nga fakti që ditët e fundit kemi raste pozitive në ndërmarrje apo subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë bizneseve të zbatojnë protokollet e sigurisë duke dezinfektuar ambientet, duke ajrosur ambientet, të përdorin maska apo barrierat mbrojtëse. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për sjelljen e qytetarëve dhe do të ndëshkohen nga ligjet në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë apelon për vetëndërgjegjësim për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave. Qëndroni në distancë fizike 1.5m, lani duart, përdorni maskat apo barriera mbrojtëse, dezinfektoni dhe ajrosni ambientin ku qëndroni.