Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E fundit/ Rritet sërish numri, 52 raste të reja sot, ja në cilat qytete

Është rritur sërish numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 328 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 52 persona me Covid-19, kryesisht raste të reja dhe kontakte të rasteve të mëparshme.

Përkatësisht 22 raste në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë, Delvinë dhe Tepelenë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1195.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 81 pacientë të shtruar, 11 prej tyre në terapi intensive.

Në vendin tonë janë 807 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.