Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E fundit/ Dy tërmete njeri pas tjetrit shkundin Shqipërinë

Dy tërmete kanë goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e së mërkurës. I pari ka qenë 3.4 ka qenë forca e tërmetit që ka goditur Lezhën dhe 3.5 tërmeti i dytë që ka goditur Shkodrën.E FUNDIT: Rikthehet makthi i shqiptarëve, dy tërmete godasin ShqipërinëSipas IGJEO tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se sa përmendet fjala tërmet, të gjithë shqiptarët dridhen por sidomos ata që e vuajtën në kurrzi në nëntor të vitit 2019.Nata e mallkuar e 26 nëntorit, kur tërmeti goditi zonën e Durrësit dhe Tiranë, ku pati mbi 50 viktima dhe shumë të lënduar.

Pasojat e atij tërmeti ndjehen ende sot, ku ke akoma familje që enden rrugëve pasi janë pa një banesë që nga ajo natë e mallkuar e 26 nëntorit.Ndërkohë që shumë familje të tjera janë me qëra dhe marrin një bonus të caktuar nga qeveria, por sërish me shumë probleme.