Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E fundit/ 74 raste të reja me Covid-19, rritet numri i të shtruarve te Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë testuar 392 të dyshuar me Covid-19 dhe janë konfirmuar 74 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 raste në Pukë dhe Berat, 4 raste në Vlorë, nga 2 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga 1 rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë. Rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej tyre në gjendje të rëndë dhe 1 i intubuar.