Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E bëri t’i ikte fytyra, aktivisti për Ramën: Është njeriu më i paedukatë në trojet shqiptare

Aktivisti nga Prishtina, Rron Gjinovci, i cili e degjeneroi publikisht kryeministrin Edi Rama gjatë një debati në emisionin “Pressing” në T7 në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A-Show” të Adi Krastës në Syri TV, ku rrëfeu indinjatën pas shembjes së godinës së TK.

Përballje e tij me Ramën u bë virale në rrjet, pasi arriti që t’ia ndryshonte mimikën e fytyrës disa herë kryeministrit, të cilët dukej sikur një fytyrë i ikte e një tjetër i vinte gjatë debatit me të.

Në lidhje me çështjen e Teatrit, ai tha sot në mbrëmje:

27 muaj qëndruat me mbrojt një teatër, nuk ka ndodhur kurrë në Ballkan. Ju mendoni se ne jemi para jush, se kemi një histori protestash, por ne po mësojmë prej jush. Faleminderit.
Gjinovci deklaroi se qëllimi ishte që t’u tregonte shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë se Edi Rama është njeriu më i paedukatë në trojet shqipfolëse.

Ai tha:

Unë isha në pozicionin juaj, unë isha në studio ai në Skype dhe nuk doja t’i ndërhyja. Si aktivist prej vitit 2011 në Kosovë jam arrestuar dhe sharë shumë herë. Doja të shihte publiku edhe kosovar, edhe shqiptar, që Rama është njeriu më i paeduktatë në trojet ku flitet shqip. Nuk besoj se ka dyshime. Doja t’i tregoja se vegël e oligarkëve është ai vetë.
Teksa foli për dhunën barbare të ushtruar mëngjesin e 17 majit nga policia, aktivisti nga Prishtina thotë se Rama është frymëzuar nga Vuçiç.

Ai shtoi:

E ka te miqësia me Vuçiçin që ka qenë ministër i propagandës së Milloshevicit. Këto metoda i ka përdorur vetëm Millosheviçi. Shumë është shoqëruar me të kohët e fundit me të, ka mësuar metoda prej tij, Këto janë pamje të tmerrshme. Ata na urrejnë ne, se ne themi të vërtetën për ta. Sa herë që ne themi të vërtetën atyre iu ikën maska dhe s’kanë tjetër veçse të na urrejnë. Qytetarët në Shqipëri nuk do të tërhiqen. Energjia që përjetova nga protesta dje është një energji që nuk ndalet. Unë mezi pres të hapen kufijtë dhe t’i bashkohem.

Leave a Reply