Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

“Duhet një vit për vaksinën e koronavirusit”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Për 2-3 muaj do testohet tek majmuni

Kompani të ndryshme në botë kanë filluar të bëjnë analizat dhe eksperimentet për vaksinën që do të mund të përdoret për të luftuar koronavirusin.

Mjeku shqiptar që punon në SHBA, Arban Domi tha në një intervistë për RTV Ora se kompania ku ai punon për 2-3 muaj vaksina do testohet tek majmunët. Por ai bëri të qartë, se vaksina nuk mund të dalë pa u bërë një vit.

Arban Domi: Ne sapo kemi baruar testimin në minj, dje kemi marrë rezultatet, jemi në proces të analizës së tyre. Në varësi të këtyre rezultateve shpresojmë që në dy tre javët e ardhshme të shkojmë në një fazë tjetër, në një grup tjetër kafshësh të ndryshme nga minjtë. Për dy muaj ose tre muaj të shkojmë tek majmunët që është dhe faza e fundit përpara se të shkosh në testimin klinik. Në mënyrë të përgjithshme, njerëzit duhet të jenë të qartë për diçka: Vaksina nuk mund të vijë përpara një viti, në rastin më të mirë. Kështu që i gjithë përqendrimi duhet të jetë individual, higjienë dhe kujdes. Ndërsa në nivelin e mjekësisë kryesisht do bazohemi në medikamentet ekzistuese që po testohen në SHBA dhe kudo.

Leave a Reply