Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Donald Trump: Koronavirusi do të zhduket vetë pa vaksinë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka parashikuar që koronavirusi do të ikte pa një vaksinë dhe u zotua se SHBA-ja do të “kalojë në madhështi”.

Në një takim me ligjvënësit republikanë të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli në lidhje me ekonominë, rihapjen e vendit dhe të ardhmen.

Fjalët e tij me bindje të plotë erdhën teksa SHBA regjistroi nivelin më të lartë të papunësisë që nga “Depresioni i Madh”, që përfshin krizën ekonomike që vendi kaloi në vitet 1929-1933.

Po ashtu, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA tejkaloi shifrën e 76,000 mijë personave, ndërsa mbi 1.25 milionë të tjerë janë prekur nga Covid-19.

I vendosur, Trump tha:

E gjithë kjo do të përfundojë pa një vaksinë. Do të zhduket dhe ne nuk do ta shohim më përsëri.
Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë pretendoi se ka pasur edhe sëmundje të tjera që erdhën dhe u larguan pa një vaksinë.

Ai vijoi:

Ka disa viruse dhe sëmundje që erdhën dhe kaluan pa një vaksinë. Ata kurrë nuk e gjetën vaksinën dhe viruset u zhdukën. Asnjëherë nuk u shfaqën më. Edhe viruset vdesin si çdo gjë tjetër.
Presidenti u pyet nga gazetarët se çfarë nënkuptonte me këtë deklarat dhe nëse ai dëshironte të thoshte se nuk ishte e nevojshme vaksina.

Ai u përgjigj:

Unë thjesht mbështetem në ato që thonë mjekët. Ata thonë se virusi do të largohet. Nga vjeshta ose pas rënies së infeksioneve, virusi do të largohet përfundimisht. A do të kemi nevojë për një vaksinë? Virusi ndoshta mund të zhduket vetë. Gjithësesi, nëse do të kishim një vaksinë, do të ishte shumë e dobishme.
Kujtojmë këtu që Dr Anthony Fauci, i cili është pjesë e grupit që menaxhonon situatën e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, u pyet në Fox News javën e kaluar në lidhje me komentin e Joe Biden, i cili tha se kjo situatë do të marrë fund vetëm kur të kemi një vaksinë.

Fauci u përgjigj:

Është e vërtetë. Nuk do të përfundojë deri sa të kemi një vaksinë shkencërisht të shëndoshë, të sigurt dhe efektive.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply