Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Dokumenti sekret: Zyrtarët janë paralajmëruar para shpërthimit të koronavirusit

Ditët e fundit po qarkullon një dokument, i cili zbulon se zyrtarët janë paralajmëruar më parë rreth përhapjes së pandemisë. Ky dokument sekret, tregon se pandemia do të marrë shumë më shumë jetë sesa është raportuar deri tani dhe përfshin një sërë masash për të mabjtur kombin e sigurt.Dokumenti gjithashtu zbulon që qeverisë britanike i është kërkuar vitin e kaluar që të grumbullojë pajisje mbrojtëse dhe të hartojë plane për të menaxhuar numrin e viktimave dhe përhapjen e pandemisë.

Në dokument ka disa pika:

1.Do të zhvillohet një pandemi, e cila do të ketë deri në tre valë.
2.50 përqind e popullsisë do të infektohet.
3.Pandemia mund të shkaktojë 65.600 viktima.
4.Kostoja e mundshme për Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë 2.35trilionë £.

5.Mund të duhen vite me radhë që shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror të shërohen.
6.Do të ketë zemërim publik nëse duket sikur qeveria nuk po menaxhon situatën siç duhet.
Dokumenti me mbi 600 faqe, përmend në mënyrë specifike shpërthimin e koronavirus duke përmendur Sars dhe Mers. Aty theksohet se ka nevojë për krijimin e rezervave të veshjeve mbrojtëse dhe krijimin e strategjisë së pandemisë.

Burimi:TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply