Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Doktori i njohur Arben Beqiri : Babai im ka qendruar ne shtepi pa dale per 30 vite, edhe une 30 dite duhet

Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur Prof. Dr. Arben Beqiri, i është drejtuar me një video-mesazh autoriteteve shqiptare, dhe qytetarëve shkodran.

Në këtë video-mesazh, mjeku i njohur, merr shkas nga fakti se qyteti i Shkodrës tashmë, është duke shënuar raste të shumta me Covid-19, duke e renditur pas Tiranës, si qyteti me numrin më të madh të të prekurve.

Kirurgu i njohur, i bën thirrje autoriteteve shqiptare, por edhe qytetarëve, që menaxhimi i situatës kërkon një qasje edhe më të kujdesshme por edhe më agr. esive.

Sakaq, Prof. Beqiri në video-mesazh, bën thirrje për qëndrimin në shtëpi, dhe distancimin social të qytetarëve, duke sjellë një shembull nga jeta personale, në fillim të kësaj pand. emie, ku tregon bisedën telefonike me një mikun e tij në Shkodër.

“Në fillimin e kësaj pand. emie i telefonova një miku të babait tim dhe timin gjithashtu me banim në Shkodër dhe ndër të tjera e porosita që të mos dilte jashtë shtëpisë dhe të mbante distancë edhe me ato rreth tij.

Ai mu përgjigj : Babai im (një ish-klerik i izo. luar në kohën e diktaturës) ka ndenjur mbyllur në shtëpi për 30 vite pa kaluar pragun e derës, sigurisht unë mund të duroj edhe 30 ditë”, thotë Prof. Beqiri.

Teksti i zbardhur i Video-mesazhit:

Të dashur vëllezër e motra shkodrane,

Me shqetësim po përcjell lajmet e ditëve, në fakt të orëve të fundit për përhapjen e Covid-19 në qytetin tonë.

Për shkak se Shqipëria është në një mbyllje totale prej më se një muaji dhe nuk importon më raste nga jashtë, si rrjedhojë çdo vatër e re që krijohet është rezultat dhe pasojë e drejtpërdrejtë e rasteve,që kanë qenë në kontakt me një të infektuar, por që nuk janë testuar, nuk janë izo. luar, duke prekur kështu të tjerë dhe për pasojë duke krijuar vatra të tjera të nxehta të përhapjes së virusit.

Shkodra duket se është tashmë një vatër e nxehtë e Covid 19.

Të dhënat për këtë virus tinzar tregojnë, që një përqindje e lartë e personave të prekur janë pa shenja dhe mund t’ua transmetojnë lehtësisht të tjerëve këtë sëm. undje, për disa prej të cilëve mund të jetë edhe vde. kjeprurëse.

Në profesionin tim si mjek prej rreth 30 vitesh, gjithmonë nëse diçka nuk ka shkuar mirë në trajtimin e të sëm. urit, prob. lemin, veprimin ose mosveprimin, apo edhe arsyet e dështimeve të rralla i kam kërkuar tek vetja, ndoshta tek sëm. undja, asnjëherë tek i sëm. uri.

E pra sot kam një thirrje të dyfishtë:

Të parën për autoritetet shqiptare përgjegjëse për menaxhimin e situatës , që të intensifikojë testimin në masë të popullatës e para së gjithash të personelit mjekësor pa përjashtim dhe në mënyrë të përsëritur.

Testimi dhe investigimi epi. demiologjik shumë më agr. esiv i shoqëruar me izo. limin e të prekurve dhe trajtimin e të sëm. urëve është e vetmja rrugë për kufizimin e përhapjes dhe më pas rikthimit gradual në normalitet. Në këtë moment është tejet jetike transparenca maksimale mbi shifrat e të prekurve, të të hospitalizuarve si edhe atyre që fatke. qësisht humbasin lu. ftën me këtë virus.

Thirrjen e dytë e kam për ju bashkëqytetarë:

Kërkon kurajo të mos takosh prindërit, t’ua lësh ushqimet te dera, të respektosh të gjitha porositë për distancimin social.

Qytetarët e Shkodrës mund të kenë shumë mungesa, të cilat vetëm sa janë shtuar dhe përke. qësuar këto ditë.

Por shpirtin e kurajos, sakrificës, burrninë e kanë patur gjithmonë me bollëk!

Ata janë ngujuar shpesh në historinë e tyre të lavdishme në kështjellën e tyre nga Turqit, në qytetin e tyre nga sll. avët, në liritë e tyre për gati gjysme shekulli nga komunizmi, por asnjëherë nuk janë mposhtur.

Me më pak bukë, por me më shumë art dhe kulturë, ato janë bërë shembull për të gjithë Shqipërinë.

Në fillimin e kësaj pand. emie i telefonova një miku të babait tim dhe timin gjithashtu me banim në Shkodër dhe ndër të tjera e porosita që të mos dilte jashtë shtëpisë dhe të mbante distancë edhe me ato rreth tij.

Ai mu përgjigj : Babai im ka ndenjur mbyllur në shtëpi për 30 vite pa kaluar pragun e derës, sigurisht unë mund të duroj edhe 30 ditë.

Do të doja t’ua transmetoja edhe ju të gjithëve këtë mesazh.

Qëndroni në shtëpi, respektoni distancimin social.

Shpejt kohë të mira do vijnë për secilin nga ne, dhe për të gjithë qytetin e vendin në tërësi.

Leave a Reply