Do ua nxjerrin sekretet me radhë? Ilir Meta paralajmëron: I thashë Edi Ramës mos e bëj Tahirin mistër të Brendhsëm se ai do na…

Presidenti Ilir Meta tha në emisionin Çim Peka Live në Syri TV se kishte qenë kundër emërimit të Saimir Tahirit ministër i Brendshëm, në vitin 2013.
Meta zbuloi bisedën me Ramën kur kishte refuzuar emrin e Tahirit për qëndrimet e tij militanteske dhe përplasjet që shkaktonte me opozitën.
Kreu i shtetit tha se Rama e përdorte Tahirin për shantazhe ndaj personave të tjerë.
“S’kam pasur asnjë ko nflikt me Tahirin. Por i kam thënë dhe Edi Ramës, vendose ku të duash, nuk mund t’ia imponoja, por i thashë që jo Ministër të Brendshëm pasi është shumë militant, shumë emocional dhe do të futet në ko nflikte dhe me opozitën. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera edhe për një arsye tjetër. Ai pretendonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës. Pastaj problemi që kishte Ministria e Brendshme, kanabizimi dhe ne i kemi denoncuar. Rama e përdorte për të shantazhuar persona të tjerë. Kur donte ta hiqte, në fakt kur iu kërkua ta hiqte, ma bëri sikur po më bënte një nder mua”, u shpreh presidenti Ilir Meta.