Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

”Do u tregosh prindërit e mi u ndanë shumë të ri”/ Këngëtari shqiptar rrëqeth me këngën për të bijën

Mbrëmë në mesantë, Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri, “Të dua”. Ky është padyshim projekti më i veçantë i reperit, pasi këngën ja kushton vajzës së tij dhe të Loredanës me të cilën janë ndarë prej vitesh.

OraInfo

Ai flet për ndarjen nga Loredana dhe nga vajza e tij të cilën nuk e sheh për muaj të tërë. Tregon se sa vështirë e përjeton largësinë ai dhe gjithë familja e tij.

Megjithatë, Mozzik i thotë vajzës se do ta bëjë krenar edhe pse më vonë nëna e saj, pra Loredana, mund të njoftohet me dikë tjetër. Kënga ka marrë komente të shumta vetëm në pak orë dhe vetëm gjatë mbrëmjes deri në mëngjes është dëgjuar më shumë se 200 mijë herë.

Për këtë ka reguar edhe Getinjo, vëllai i Mozzik, pra xhaxhai i Hanës. “Si fmi kom kajt. Ishalla të shoh më të lumturin në botë vëllai im. Se zemër më t’mirë e të pastër se ti as vet unë nuk e kam. Të dua”, shkruan Getinjo.

Loredana dhe Mozzik publikojnë të njëjtën foto/ Ja kush është vajza që e bën Mozzik të qeshë