Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Do i ndryshohet emri, mësoni si do të quhet tani ky qytet shqiptar

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Ditën e premte më datë 24 korrik ora 11:00, Këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore, do të votojë për ndryshimin zyrtar te emrit të bashkisë, e cila do te quhet Bashkia Dimal.

Ndryshimi i emrit nga Bashkia Ura Vajgurore, në Bashkia Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj nisi interesimin për qytetin e lashtë të Dimalit, duke ngritur edhe një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik, grup pune që përbehet nga arkeologe, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës.

Pas një fushate të gjatë për informimin në lidhje me këtë sit arkeologjik, aktiviteteve të shumta shkencore dhe me karkater edukues, si edhe pas konsultimeve publike me komunitetin, nisma do të marrë formë institucionale. Eshtë hera e parë, që pas vitit 1992, kur u krijuan 36 rrethet e para në Shqipërinë paskomuniste, kur merret një vendim i tillë nga një bashki në vend. Emrin Ura Vajgurore, qyteti e mori mes viteve 1946-1947, kur në këtë lokalitet u vendosën depozitat e mëdha të nënprodukteve të naftës të cilat përpunoheshin në Kuçovë.

Ura Vajgurore

Vendimi i këshillit bashkiak nuk ka si qëllim ndryshim kufijsh, por nisma synon që të zhvillojë këtë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të Ilirisë, i cili daton nga vitet 200 para erës sonë.

Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake. Simbole i qytetit ka qene djaloshi Dimal,i cili ishte kampion i lojërave të organizuara.

Ura Vajgurore, Berat, Albania HD - YouTube

Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari mbreti i Ardianeve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon me Dimalin, e konsideruar si qytet që se merrte dot dora e armikut.

Ura Vajgurore in Berat County, Albania | Sygic Travel