Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Do bëhej 26 vjeç dje, rrëqeth babai i këngëtarit Ergi Dini: Dua të jap jetën time, për gëzimin tënd!

Ergi Dini këngëtari i talentuar që u nda nga jeta 4 vite më parë , ditën e djeshme do të mbushte 26 vjeç.

Të jetoj unë e djali jem jo?”, lotët nuk mbahen dot, motra dhe babai i Ergi  Dinit: M'shkon në mendje ta telefonoj, s'më besohet që ka ik – Shkodra News

Në një ditë si kjo, nga shpirti i të atit, Dashamirit rrjedhin vargje të mbushura me dhi mbje.

“Ergit në 26- vjetorin e ditëlindjes, sot”, ia ka dedikuar babai i tij, duke e ndarë me të gjithë miqtë e tij në rrjete sociale:

ERGIT NE 26-VJETORIN E DITELINDJES,SOT.

Ah, ky mengjes i vrant

pa vazon plot trendefila te kuq te agimit!

A,ky mengjes

Plot gjethe te trishtuara

qe bien si lot

nga deget e pemeve

te shtrira

si krahet e perqafimit…

Ah,ky mengjes

Mbytur ne ikje te piikelluara zogjsh…

Perseri

erdhi kjo dite

e vizatuar me gri

per te 26 here,

por Ti

nuk je ketu…

Ne nje cep

kitarra jote

ne duart e heshtjes

i kendon mallit…

Bir,çdo gje e kesaj bote te pret.

Sot

do desha te beja dhuraten e fundit

te ditelindjes.

Sot,

do desha te dhuroja jeten time,

qe ta veshesh

me gezimin tend.

Babai i Ergi Dinit mallkon veten për poezinë: Nuk arrij të kuptoj pse e  shkruajta | BoldNews.al

Në ditëlindjen e Ergi Dini/ Flet babai: S'jam i bindur që ka ikur, bëhem ta  marr në telefon - Gazeta Shqiptare Online