Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Djegia e flamurit shqiptar, protestë te Konsullata Greke, shoqërohen 9 persona

Shoqata “Djemtë e Labërisë” kanë dalë në protestë para Konsullatës Greke në Gjirokastër.

Mësohet se forca të shumta policie janë mbledhur përpara Konsullatës dhe janë shoqëruar 9 persona.

Sipas Shoqatës, kjo protestë vjen si pasojë e shkeljes së të drejtave të qytetarve të Shqipërisë, ku për një kohë të gjatë shteti fashist helen nuk ndalon propagandën dhe sul min ndaj shqiptarve dhe kulturës shqiptare.

Shkas është bërë ngjarja skandaloze që ka ndodhur para dy ditësh në qytetin e Sarandës, ku një minoritar grek i ka vënë flakën flamurit shqiptar.