Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Dhu na tek Teatri/ Edi Rama: Jemi vend demokratik, policia u soll si polici europiane

Shembja e Teatrit në Shqipëri, shënoi një nga ditët më të errëta të artit në vend, ndërsa dhu na e policisë paraqiti erën e diktaturës, që “Rilindja” mesa duket e ka për synim.

Në sytë e shqiptarëve, si kusarë, natën, qeveria dhe bashkia prishën një nga godinat që mbante brenda saj një histori, e cila zor se mund të vijë më.

Përveç kësaj, qytetarë e artistë u dh unuan si të ishin kriminelë edhe hajdutë.

Lidhur me këto ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Për news24, Rama me propagandën e tij, tha se policia u soll si një polici europiane. Gjithashtu ai u shpreh se Shqipëria është një vend demokratik.

Rama e ka të lehtë të thojë këto fjalë në një studio televizive, por vetëm qytetarët që duan të protestojnë për një padrejtësi e dinë se çfarë heqin nga regjimi i “Rilindjes”.

Rama u shpreh:

U tha se policia ka qenë e armatosur kur ka nxjerrë njerëzit nga godina. Policia nuk ka pasur asnjë pajisje kur ka hyrë për të nxjerrë njerëz..Ky nuk është regjim, është shtet demokratik. Kjo qeveri e tepron në durimin dhe prap durimin në kërkim të gjuhës së arsyet. Dy vjet e gjysmë u bëa jo që nuk ndodh, ku ka vend të botës që të tolerohet një gjë e tillë. Policia bëri veprimin që i takonte të bëhej, Është fyese për ata policë, dhe policinë të vendoset nën goditje, për asnjë arsye në këtë botë. Policia është sjellë si një polici europiane. Nuk kam parë asnjë lloj prove për të kundërtën.

Leave a Reply