Deputeti plas deklaratën: Besoj se fitues nuk do jetë Lulzim Basha në zgjedhjet në Partinë Demokratike, por…

Deputeti Halit Valteri i cili më parë ka qenë pjesë e partisë Demokratike, ka folur edhe për zgjedhjet që po organizohen brenda partisë. Ai thotë se e sheh si diçka të mirë kandidimin e disa figurave të ndryshme dhe shton se partia Demokratike duhet të jetë aset kombëtar e jo pronë e dy familjeve.
Deputeti u shpreh gjithashtui se ishte e nevojshme të krijohej një opozitë e fortë sepse nëse do t ishte e dobët, do të linte vend për një qeveri arrogante që nuk punon për popullin.
Valteri u tregua i ashpër ndaj kryetarit aktual Lulzim Basha duke thënë se të vetmet zgjedhje që mund të fitonte ishin ato brenda partisë duke qenë se i ka të gjithë numëruesit dhe mjetet për t’a realizuar këtë.