Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Dedikim për Bora Zemanin? Donaldi ia la porosi Elgid Dodës, ai ka nxjerrë videon sot: Ah si qenka dashnia

Pjesë e spektaklit më të madh në vend, atë të “Big Brother VIP” është dhe aktori i humorit shumë i dashur për publikun, njëri prej binjakëve, Donald Veshaj. Ai është një bukurosh i cili i trazoi të gjitha ujërat me romancën e tij me moderatoren shumë të njohur, e cila drejton programin e dashurisë “Për’puthen”, Bora Zemani.

Sa romantik është Donald Veshaj? Aktori flet për lidhjen me Bora Zemanin dhe tregon kush e do më shumë njëri-tjetrin

Tashmë që është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai duket shumë i afërt me miken e ngushtë të Borës, Semi Jaupaj, për të cilën lindën shumë dyshime se mes tyre mund të jetë duke lindur një romancë, por këtë gjë ata e kanë mohuar.

Gjithsesi, mbrëmjen e djeshme, në përfundim të spektaklit live, Donaldi është shprehur se producenti Elgit Doda po priste një sinjal prej tij për të publikuar një projekt që kishin punuar prej kohësh. Para disa orësh, Doda ka lançuar këngën me titull “TL-Toxic Love” ku pjesë e videoklipit ishte dhe aktori.

Një projekt i tillë do na sjell një Donald ndryshe, por pse ai zgjodhi pikërisht periudhën që ishte brenda “Big Brother” për të publikuar këtë projekt? Mos vallë e gjithë kjo ishte pjesë e marketingut dhe për të fituar më shumë klikime pasi publiku u bë kurioz se çfarë do të ndodhte me sinjalin e dhënë nga Veshaj mbrëmë?

Sido që të jetë, Donaldi mbetet një prej të preferuarëve të tyre i cili me talentin e tij ka arritur shumë suksese dhe pse ka kaluar një periudhë të vështirë.Romeo dhe Donald Veshaj tregojnë se kur e kanë humbur virgjërinë për herë të parë
</p>
	</div><!-- .entry-content -->

</article><!-- #post-70157 -->
														</div>
						
<div class=